Çfarë po ndodh? Bien në pranga dy vëllezër, ja çfarë iu gjeti policia në banesë (Emrat)

author
0 minutes, 46 seconds Read

Policia e Sarandës ka sekuestruar pesë kallëpë tritoli, duke arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.Në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock Out5” janë vënë në pranga vëllezërit Haredin Ogiçi, 61 vjeç dhe Huso Ogiçi, 56 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 1 të Sarandë, ndërsa është shpallur në kërkim 26-vjeçari me inicialet K.Ç.

Autoritetet policore raportojnë se gjatë kontrollit të bërë në banesën e tyre, janë sekuestruar 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

Mësohet se ky operacion është vijim i operacionit të pak ditëve më parë në Vlorë, ku u arrestua 31-vjeçari Gjergji Dervishaj, i njohur me nofkën “Zoto”, pasi në objektin që kishte në pronësi u gjetën mina me telekomandë, armë kallashnikov dhe municion luftarak.

Similar Posts