Një tërmet i fortë godet Austrinë, epiqendra afër Vjenës
Një tërmet i fortë relativisht i fortë ka zgjuar mëngjesin e sotëm banorët e Austrisë.
Tërmeti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Tërmeti ishte me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter, me epiqendër 12 kilometra në jugperëndim të qytetit të Ternitz, i cili ndodhet midis Gracit dhe Vjenës, sipas faqes së internetit të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Nuk është raportuar për dëme materiale.