Shqiptari vret bashkëshorten rumune në Greqi

author
0 minutes, 44 seconds Read

Një krim brenda familjes ka ndodhur në një familje në Kretë të Greqisë, ku burri shqiptar ka vrarë bashkëshorten me origjinë rumune.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 sipas kohës lokale në banesën e çiftit. Autori 39-vjeçar shqiptar qëlloi me armë gruan e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas mediave greke, dyshohet se shqiptari ka qenë në gjendje të dehur kur vrau me armë gruan. Pas krimit, ai e telefonoi vetë policinë.Në vendngjarje shkoi policia, ku konstatoi trupin e pajetë të gruas rumune dhe arrestoi 39-vjeçarin shqiptar, i cili e pranoi krimin.

Ai nuk është person i panjohur për autoritetet greke, pasi më herët ka qenë i skeduar për drogë.Sa i përket vrasjes, policia po heton motivet dhe nëse mes çiftit ka patur sherre të vazhdueshme, njofton tvklan.

/GazetaSinjali/

Similar Posts