Pak ditë pas deklaratës së ashpër për Kosovën, O’Brien sot viziton Malin e Zi

author
2 minutes, 6 seconds Read

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien sot do të jetë për vizitë në Mal të Zi, përcjell Reporteri.net.Siç raporton televizioni malazez “RTCG”, O’Brien do të takohet me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, ndërsa deklarimet për media do të jenë pas takimit të tyre.

Kjo vizitë në Ballkan e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, vjen vetëm një javë pas deklaratës që O’Brien bëri për Qeverinë e Kosovës, ku vuri në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara, deklaratë kjo që erdhi pas vendimit për rregulloren e re të BQK-së e cila ndalon dinarin.

Hovenieri kujton fjalët e Clintonit ku shpreh angazhimin për popullin e Kosovës
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën theksoi se një vendim i tillë ishte i nxituar dhe paparalajmërim, e që siç tha ai nuk është bërë përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur zgjidhje për problemet që mund të lindnin.

“Kjo është çështje partneriteti dhe aftësie në qeverisje. Të gjitha problemet që janë hasur që kur u shpall ky vendim, u identifikuan që në 5-10 minutat e para, pasi mësuam për të. Megjithatë qeveria vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qeranë dhe energjinë elektrike, të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’i shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin. Të jesh pjesë e Evropës sot nënkupton t’i zgjidhësh çështjet përmes dialogut me planifikimin efektiv dhe paralajmërim. Ky vendim është shpallur me nxitim, pa paralajmërim dhe pa një përpjekje për të shfrytëzuar mekanizmat ekzistues për të gjetur përgjigje për gjithë problemet që mund të lindnin”

“Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere”, tha O’Brien për Zërin e Amerikës, derisa tregoi për një bisedë që kishte pasur me Kryeministrin Kurti pak kohë para se vendimi të hynte në fuqi./Reporteri.net/

Similar Posts