“Kosovën nuk guxojnë ta shkelin e përdhunojnë kaq brutalisht!”/ Vjen reagimi i ashpër pas kritikave ndaj Kurtit – ja pse vendimi i dinarit është i duhur…Çështja e dinarit, ka qenë në krye të debatave dhe diskutimeve në vend.Vendimi për ndalimin e dinarit, ka nxitur reagime të shumta, shumë e kanë përkrahur dhe e kanë cilësuar si vendim të duhur, por kishte edhe prej atyre që e kritikuan ashpër.
Mjaftë të zëshëm ishin një pjesë e madhe e përfaqësuesve ndërkombëtarë, përfshirë Hovenier dhe O’Brien, të cilët e kritikuan Kosovën për këtë gjë.E këtë vendim e kritikoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e akuzoi Kurtin për moskoordinim me ndërkombëtarët.E gjithë këtë ‘zhurmë’ rrethi dinarit e komentoi analisti politik, Gani Qarri.
Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” potencoi faktin se si presidenti amerikan, Joe Biden nuk përmendi fare “problemin” e dinarit, derisa tha se një gjë të tillë e bënë përfaqësuesit ndërkombëtarë.Madje, analisti mbeti i befasuar me faktin se pse Rama kritikon Kosovën për këtë gjë, ku Biden dhe Blinken nuk e kanë komentuar vendimin e dinarit.
“Në një mesazh urimi dërguar Vuçiq-it, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, presidenti i SHBA-ve Joe Biden, tha se e inkurajon Serbinë që në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian të bëjë hapa përpara me kompromise të nevojshme, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës, pa përmendur “problemin” e stërmadhuar artificialisht, të dinarit serb, siç veprojnë tash e sa ditë në mënyrë të koordinuar Eskobar, Hovenier e së fundi edhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, gjë që lë shumë për të dyshuar, pse kjo ndasi “amerikane” dhe cili është qëllimi i fundit?!
Madje Biden deklaroi se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë nga afër me ju, e Kosovën dhe me partnerët tanë nga BE-ja, për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”!
Ndaj habit fakti se në emër të kujt foli kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kur “bëri thirrje për institucionet e Kosovës” që të mos ndërmarrin hapa të pakoordinuar, përderisa vet Presidenti Biden nuk përmend fare “çështjen” e dinarit serb, përderisa Biden deklasron se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë nga afër me Kosovën e Serbinë dhe partnerët evropian, për të arritur npormalizimin e mardhënieve ndërmjet të dy vendeve”, deklaroi analisti politik.
Krahas kësaj, Qarri kërkoi nga ndërkombëtarët që të koncentrohen në çështje më madhore dhe më të rëndësishme, në mënyrë që palët t’iu kthehn dialog.
Sipas tij, çështja e dinarit është sekondare, pasi edhe vet shteti serb ka marrëveshje me BE-në që pas një kohë të eliminohet dinari.
“Edhe Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se në Munih ku po mbahet Konferencën e Sigurisë, do të zhvillojë takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t`iu kthyer dialogut në Bruksel ku Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve, ndaj edhe Sekretari Blinken, emisari Escobar por edhe ambasadori Hovenier, duhet të përkushtohen për zgjidhjen e çështjeve të hapura të dialogut dhe jo për mbingarkimin e gjendjes me shtimin e temave minore, krejtësisht sekondare dhe fare të parëndësishme si puna e dinarit serb, kur dihet mirëfilli se edhe Serbia vet ka marrëveshje me BE-në, që pas disa vitesh ta eliminojë dinarin edhe nga Serbia dhe të kryej pagesat dhe transaksionet me Euron evropiane, si monedhë e përbashkët obligative e të gjitha vendeve që pretendojnë inkuadrimin në BE”, theksoi ai.
Ndër të tjera, analisti nuk e kuptoi se çfarë koordinimi po kërkohet nga qeveria Kurti, vetëm nëse dëshirojnë që ta “poshtërojnë” Kosovën e ta detyrojnë atë të merr leje edhe për çështje dhe vendime të brendshme.
“Për aq më tepër, shumë më herët se për targat, që nga vitit 2002 ekzistonte vendimi i drejtuesve ndërkombëtar të Kosovës, për përdorimin e euros si monedhë e vetme në gjithë territorin e Kosovës, ndaj është shumë e habitshme se çfarë koordinimi tjetër kërkohet, nëse nuk është fjala për poshtërimin e Kosovës deri në atë masë përulëse sa të detyrohet të marrë leje, me përgjërim, nga emisarët si Escobar, ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadori Hovenier, edhe për zbatimin e ligjit dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë, nga Qeveria e zgjedhur me votën e lirë dhe demokratike të popullit, të cilën si vlerë të civilizimit botëror, faktikisht nuk guxojnë ta shkelin e përdhunojnë kaq brutalisht, as ambasadorët dhe emisarët euro-amerikan”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.