“Këmbësorja nuk arriti ti përballojë plagët e marra” – Policia e konfimon vdekjen e të moshuarës në Fushë Kosovë

author
0 minutes, 57 seconds Read

“Këmbësorja nuk arriti ti përballojë plagët e marra” – Policia e konfimon vdekjen e të moshuarës në Fushë Kosovë

Një kamion para pak minutash ka shkelur një grua të moshuar në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë.

E moshuara ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Këtë për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet në lëvizje (kamion).Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti./Gazeta10

Similar Posts