Hyn në fuqi vendimi: A e dini se nga sot mund të udhëtoni pa viza edhe në këtë shtet

author
1 minute, 19 seconds Read

Hyn në fuqi vendimi: A e dini se nga sot mund të udhëtoni pa viza edhe në këtë shtet…Nga sot, mbajtësit e pasaportës së Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendimi vjen pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për kosovarët më 11 janar 2024, transmeton VisaGuide.World.

Ndryshimet e reja janë konfirmuar përmes një deklarate nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kishte njoftuar se nga 22 shkurti i këtij viti, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën 11.01.2024, do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024”, kishte shkruar Gërvalla më 11 janar kur ishte nënshkruar memorandumi me homologun e saj nga Emiratet.

Ajo kishte falënderuar presidenten Vjosa Osmani për përfundimin me sukses të këtij procesi dhe për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve.

Similar Posts