Verona ndërpret intervistën e Bucit në T7 me hyrjen e saj në studio

author
0 minutes, 42 seconds Read

Yll Dervishi, ish-banori i “Big Brother Vip Kosova”, ka krijuar debate të shumta, si për lojën brenda shtëpisë, ashtu edhe për jetën personale jashtë.

Pikërisht për këtë të fundit, në emisionin e pasdites në T7, “Canape”, ai është surprizuar nga e fejuara e tij, Verona.

Ajo vendosi që të hyjë në studio në momentin kur Ylli ishte duke realizuar intervistën.

Ylli Dervishi dhe e fejuara e tij, Verona Osmani, ishin të ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canape”.

Pos lidhjes që kanë jashtë, ata folën edhe për situatat e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Nuk lanë pa përmendur edhe atë se çfarë ndodhi me Santianën.

Se çfarë mesazhe ka marrë çifti jashtë në lidhje me këtë situatë e kuptoni përmes videos më poshtë.

Similar Posts