Arrestimi i komandant Hekuran Hodajt për mashtrim, ky është vendimi i Gjykatës

author
0 minutes, 28 seconds Read

Krimet Ekonomike ditën e djeshme kanë kryer dy bastisje në dy lokacione, me ç’rast është arrestuar komandant Hekuran Hoda, i cili dyshohet për mashtrim.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale mashtrim në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme.

Lidhur me këtë, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Prokuroria më herët kishte bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/GazetaSinjali/

Similar Posts