Ekstradohet nga Zvicra kosovari i dënuar me burgim, zbulohet identiteti i tij

author
0 minutes, 46 seconds Read

Të enjten pasdite, është ekstraduar nga Zvicra një 33-vjeçar kosovar, i cili po kërkohej me urdhërarerst të lëshuar nga Gjykata pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim për një rast të mëhershëm. I riu është dërguar tashmë në burg, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, kosovari që u ekstradua nga shteti zviceran është Besnik Ajeti, i cili është arrestuar nga Policia posa është sjellë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.I riu ishte shpallur në kërkim dhe pas bashkëpunimit ndërkombëtar është kapur nga autoritetet zvicerane.

Zyrtarët policorë të Zvicrës e kanë dorëzuar të njëjtin te Policia e Kosovës.Të njëjtat burime thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Ajeti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

/GazetaSinjali/

Similar Posts