“Mos na detyroni me eskalu situatën…”/ Çitaku shokon

author
1 minute, 24 seconds Read

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin dhe kreun e ekipit negociator në dialog me Serbinë, Besnik Bislimin, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku tha se Bislimi ka lëshuar mbrëmë kërcënim ndaj Bashkimit Evropian, teksa gjuhën e përdorur e cilëson si të dëmshme dhe të rrezikshme.“Pra, Besnik Bislimi, numri 2 në qeverinë Kurti, përgjegjës për integrim evropian të Kosovës dhe dialog me Serbinë, paska lëshuar një kërcënim ndaj BE-së mbrëmë.

“Mos na detyroni me eskalu situatën për m’iu tregu që e de-eskalojmë prapë”.Për besë, gjumi nuk po e zë më Macronin dhe Scholzin. Sinqerisht, sikur mos të mbanit përgjegjësi institucionale, situata do të ishte komike.Kjo lloj gjuhe, që ngjason më shumë në përleshje të kafeve, kur përdoret zyrtarisht dhe publikisht nga ZvKryeministri është e dëmshme dhe e rrezikshme.Arrogancë e injorancë. Mjerim”, shkroi ajo.

Ndryshe, Bislimi gjatë një interviste për KTV-në mbrëmë ka thënë se gjatë takimeve me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, kanë thënë që u kanë kërkuar të mos i detyrojnë ta eskalojnë situatën prapë.“Ne kemi thënë, masat për deeskalim duhet të hiqen për shkak të deeskalimit, mos na detyroni ta eskalojmë situatën për t’iu treguar që e deeskalojmë prapë. Situata në veri ka deeskaluar, tregon që masat që janë vendosur për këtë nuk e kanë më bazën e tyre, rrjedhimisht është e palogjikshme të futen”, ka deklaruar Bislimi.

Similar Posts