E dhimbshme/ Flasin prindërit e 4 vjeçares nga Gjakova që ndërroi jetë, dyshohet se u godit me mjet të fortë

author
1 minute, 16 seconds Read

Familja Shala nga Gjakova është përballur me një ngjarje shumë të rëndë.
Vajza e tyre katër vjeçare ka ndërruar jetë para disa ditësh.
Sipas dyshimeve të prindërve të viktimës, një person e ka goditur vajzën me një mjet të rëndë.
Për Indeksonline, prindërit e të miturës së ndjerë kanë rrëfyer se si ka ndodhur rasti.

“Është çu vllau jem me përcjellë grunë e vet edhe me i qitë kantat e bërllokut jashtë. Aty e ka pa çikën e shtreme. A ka ra me kry në tokë a në cement a ia kanë hi, unë nuk e kam pa ngjarjen kush as qysh i ka mshu. Dola jashtë e pash çikën e cement. I thash çka ki e më tha se i kanë hi. Një djalë ia ka hi në gjoks e tjetri i ka mshu me shkelma… çika thojke “oj mam zemra po me dhem”” ka thënë nëna e saj.
Ajo pohon se vajza e saj e ka pasur gjoksin e ënjtur dhe fundshpinën të nxirë.
“E mora çikën e çova në ambulantë të qytetit. I thash doktorreshës që “m’i kanë ra çikës”. Ajo e kqyri. Çika pati shumë temperaturë të madhe. Doktoresha më tha se ju ka ngritë temperatura veç i dhem pak e i kalon” ka shpjeguar nëna e viktimës, teksa tregon se si i është bërë trajtimi vajzës së saj.

PER VIDEO KLIKO KETU

Similar Posts