Dalin emrat: Këta janë tre të dyshuarit për grabitjen në pompën ‘Shell’ në Prishtinë

author
1 minute, 11 seconds Read

Dalin emrat: Këta janë tre të dyshuarit për grabitjen në pompën ‘Shell’ në Prishtinë

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës dje, pasi dyshohet se janë përfshirë në një grabitje në pompën e derivateve ‘Shell’ në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Media mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë:

Valdrin Krivaqa 21-vjeçar

Diar Kurti 23-vjeçar

Ruzhdi Hasani 24-vjeçar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se të dyshuarit me forcë kanë marrë një shumë parash dhe disa pako me cigare.

Tre të rinjtë, pas veprimeve hetimore të organeve të rendit, janë arrestuar nga Policia dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

“Rasti ka ndodhë me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar”, tha Borovci.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Similar Posts