Se shoqëria e Santianës dhe Albës nuk është ajo që e patën për rreth 80 ditë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kjo tashmë dihet!
Gjithçka u vulos nga ftohtësia që reflektuan në natën e finales kur dy vajzat as nuk u përshëndetën me njëra-tjetrën.
Për më tepër, ato më as nuk ndiqen në rrjete sociale.
Por çka realisht ndodhi mes vajzave dhe ku qëndron problemi?
Prive.al raporton se gjithçka ka nisur pas daljes së Santianës nga shtëpia.
“Santiana është zhgënjyer tepër shumë nga Alba. Ajo pasi doli e kuptoi që shoqja e saj nuk e ka përkrahur sa duhet. Santiana i ka përcjellë intervistat ku nuk e ka përmendur dhe është njoftuar që nuk është nxjerrë në asnjë postim nga Alba përgjatë kohës sa ajo ishte brenda”, shprehet burimi.
Për më tepër, është e sigurt që për të shkëputur marrëdhëniet, vendimi ka qenë ekskluzivisht i Santianës.
Përpara nisjes për në Kanada, Alba nuk ka vonuar duke darkuar bashkë me Bucin dhe Veronën, “armiqtë e përbetuar” të Santit.