Skuadra kosovare paralajmëron “transferimin” e Kylian Mbappes: Ne jemi gati, le ta bëjmë këtë!

author
0 minutes, 42 seconds Read

Futbollisti i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe mbrëmë ishte temë diskutimi në rrjetet sociale pasi u konfirmuar largimi i tij nga Paris Saint-Germian.

Skuadra nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë, FC 2 Korriku ka shprehur interesimin e saj për futbollistin francez, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale ata kanë bërë paralajmërimin e transferimit të Kylian Mbappe.

“Kylian Mbappe, ne jemi gati, le ta bëjmë këtë të mundur”, shkruhet në postimin e klubit kosovar

Sigurisht që kjo është vetëm një satir e skuadrës nga Prishtina, kjo edhe për shkak se mediat tashmë raportojnë për të ardhmen e futbollistit në fjalë.

Mbappe mund t’i bashkohet Real Madridit, por ka oferta të shumta në tavolinë, duke përfshi këtu edhe skuadrat, si: Liverpooli, Chelsea, Barcelona dhe Inter./Indeksonline/

Similar Posts