Bashkësia Islame e Kosovës përmes disa fotografive ka njoftuar për punimet që po bëhen në vendin ku do të ndërtohet Xhamia Qendrore.
“#XhamiaQendrorePrishtinë Foto të realizuar sot nga fotografi ynë Metush Mziu në vendpunishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, ka qenë përshkrimi që BIK u ka vënë këtyre fotografive.
Ndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës është pajisur me leje ndërtimore për këtë xhami tek sivjet, ndonëse gurthemeli i saj ishte vënë pothuajse para dhjetë vjetësh.