Naim Murseli përfundon dëshminë, i mohon deklaratat e dhëna në Polici dhe raportimet për tradhti

author
1 minute, 35 seconds Read

Naim Murseli, i cili dyshohet për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës Ademajt, që ndodhet në paraburgim është dërguar sërish sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me masa të rrepta sigurie, ku ka përfunduar dëshminë e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Murseli, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, e ka rrëfyer versionin e tij për ngjarjen që siç tha fillimisht avokatja e tij, është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.

Teuta Zhinipotoku tha se Murseli sot e ka mohuar versionin që e ka dhënë në Polici dhe raportimet në media për raportin e tij me të ndjerën, si dhe dyshimet për tradhti.
“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërsi e ka mohuar verzionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në spjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkeshortëve lidhur me besnikerinë e tyre i pandehuri në tërsi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, ka thënë Zhinipotoku.
Ndryshe, Liridona, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor në një fshat afër Prishtinës. Rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë përpjekjes për grabitje, por, vetëm dy ditë më vonë, policia njoftoi për arrestimin edhe të bashkëshortit në mesin e tre të dyshuarve.
Motivet nuk janë ende të qarta, por dyshohet se Naim Murseli e porositi vrasjen e gruas së tij – nënë e dy fëmijëve – dhe se dorasit i premtoi 30.000 euro.

Similar Posts