LIVE: Rriten tensionet/ Rusia dhe Gjermania përplasen “dhëmbë për dhëmbë” për rajonin; Putin dërgon avionët bombardues pranë SHBA

author
3 minutes, 46 seconds Read

Antagonizmi gjeopolitik ka qenë thuajse gjithmonë i pranishëm në Ballkan, një rajon ku tensionet thuajse nuk janë ulur kurrë, për dekada të tëra, në vazhdën e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990 dhe luftërave që pasuan. Ndërsa marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar më tej për shkak të luftës në Ukrainë, tensionet janë rritur gjithashtu në Ballkan. Rusia ka luajtur prej kohësh një rol udhëheqës, duke mbështetur aleatët e saj të krishterë sllavë dhe ortodoksë në Serbi dhe gjetkë në rajon. Shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990 dhe konfliktet që pasuan e vendosën Ballkanin përsëri në ballë të politikës evropiane. Tani, ndërsa pjesa më e madhe e rajonit kërkon një integrim më të thellë me Bashkimin Evropian (BE) dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), analistët perëndimorë thonë se Moska po përpiqet të përdorë tensionet e ndezura për të bllokuar këto përpjekje. Nga ana tjetër, Moska duket se është mjeshtëruar në shmangien e përgjegjësisë dhe kalimit të topit në “fushën e tjetrin”. Kësaj here, në fushën e kundërshtarit është Gjermania.

Akuzat e Rusisë

Së fundmi, ambasada ruse në Bosnje dhe Hercegovinë njoftoi se Gjermania, jo Rusia, po e përkeqëson krizën e brendshme politike në Bosnje dhe Hercegovinë, kryesisht “përmes figurës” së Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt, legjitimitetin e të cilit Moska e kundërshton sepse emërimi i tij nuk u konfirmua në Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ambasada ruse akuzoi Gjermaninë për “destabilizimin e Ballkanit duke mbështetur Kosovën” dhe “destabilizimin e Evropës duke mbështetur Kievin”. Rusia, shkruhet në njoftim, “si një nga garantuesit e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, mbron zhvillimin e dialogut në Bosnje dhe Hercegovinë, zhvillimin e marrëveshjeve të bazuara në konsensus dhe forcimin e lidhjeve me kombet mike të Bosnjës dhe Hercegovinës”. Deklarata erdhi pikërisht një ditë para vizitës së ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius në rajon, e cila do të nisë sot në Beograd. Megjithatë, ai nuk e ka kursyer përgjigjen për Rusinë.

closevolume_off
Përgjigjja e Gjermanisë

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha në Sarajevë se Gjermania mbështet parandalimin e Rusisë nga zgjerimi i ndikimit të saj në Ballkanin Perëndimor dhe “të çojë në një krizë të re në Evropë”. Ai tha se NATO dhe BE kanë një qëndrim të qartë mbi veprimet e Rusisë, duke theksuar se BiH nuk mund të mbetet e pavendosur në këtë drejtim. “Jam i shqetësuar se situata në Ballkanin Perëndimor është shënuar nga tensione në disa raste gjatë muajve të fundit. Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: ne duam të kontribuojmë në stabilizimin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe, në perspektivë, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian”, tha Pistorius. “Në parim, situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë aktualisht është paqësore. Megjithatë, pikërisht në Kosovë është ende e ndjeshme ndaj përshkallëzimit afatshkurtër, siç ka treguar viti i kaluar. Por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, situata mund të përshkallëzohet për shkak të retorikës provokuese dhe veprimeve provokuese të disa politikanëve”, shtoi ministri gjerman.

Forca shtesë në Kosovë

Për gazetën “Blic” ai konfirmoi lajmet që kishin qarkulluar se Gjermania mund të përforconte trupat e saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë. “Ne kemi informuar NATO-n se jemi gati të rrisim angazhimin tonë në mënyrë që të mund të reagojmë në mënyrë fleksibël ndaj përshkallëzimit të situatës si ajo e 24 shtatorit. Unë i qëndroj fjalës”, tha ai, duke folur më konkretisht për planet. “Nga prilli i këtij viti, ne do të dërgojmë forca shtesë në madhësi të kompanisë dhe forca të nevojshme mbështetëse në Kosovë. Kjo rrit ndjeshëm kontigjentin tonë nga rreth 70 ushtarë aktualisht në rreth 250”, shtoi ministri gjerman. “Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se ushtria mund të kontribuojë në zgjidhjen, por nuk mund ta arrijë e vetme”, sqaroi Pistorius.

Similar Posts