Largohet flamuri i Serbisë te Kroi i Vitakut në veri (pamje)

author
0 minutes, 47 seconds Read

Në orët e paraditës tek Kroi i Vitakut në veri, është larguar një pllakë e madhe metalike, e cila mbante flamurin e Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar për “ Indeksonline” zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani.

Elshani ka thënë se policia e Kosovës ka bërë sigurimin e Lagjës Kroi i Vitakut derisa në vizitë ishtin ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi dhe se gjatë kësaj kohe është hequr dhe pllaka me flamurin e Serbisë, e cila ishte aty në afërsi.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizitë ishte Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani për Indeksonline.

KLIKO KETU PER VIDEO

Similar Posts