Krim horror në Greqi, djali vret babanë dhe i pret kokën me sharrë elektrike

author
1 minute, 5 seconds Read

Krim horror në Greqi, djali vret babanë dhe i pret kokën me sharrë elektrike
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në qytetin e Trikalas në Greqi. Një 46-vjeçar ka vrarë babanë e tij 77 vjeç dhe më pas i ka prerë me sharrë elektrike kokën edhe duart.

Ngjarja u bë e ditur pasditen e së dielës, kur 46 vjeçari ka telefonuar në polici dhe ka njoftuar për krimin duke thënë “hajdeni se e vrava”.Ai u arrestua dhe u dërgua në spital ku po trajtohet në pavionin psikiatrik. Vrasësi, që ka pohuar para hetuesve se ka çrregullime psikologjike, ka denoncuar tek autoritetet se ka vrarë të atin pasi fillimisht kanë pasur një debat.

Madje nga hetimet e para ka rezultuar se ka pasur një përleshje fizike mes babait dhe djalit, pasi 77-vjeçari kishte edhe një plagë të thellë në qafë nga një send i mprehtë.Siç raportojnë mediat vendase, krimi mund të ketë ndodhur të paktën dy ditë më parë.Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të sakta të krimit, si dhe motivin e autorit.Hollësi më tepër do të ketë pas analizave nga mjeku ligjor.Autoritetet kanë publikuar edhe fotografinë e 46 vjeçarit si dhe pamje nga vendi i krimit.

Similar Posts