Ja kush eleminohet sonte nga shtëpia e BBVA 3

author
1 minute, 28 seconds Read

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Big Brother Radio’ këngëtari Tiri Gjoci ka folur rreth situatave dhe banorëve të shtëpisë më të famshme.
Si një shokë i ngushtë i Romeos, ai ka komentuar rreth situatave që Romeo ndodhet momentalisht, duke treguar gjithashtu se romanca mes Heidit dhe Romeos do të forcohet shumë e më shumë.
‘Njerëzit i kanë qejf romancat, besoj që Heidi dhe Romeo do ta zgjasin dhe forcojnë marrëdhënien.
Kështu mendoj se do të jetë Lisi ai që do dalë nga shtëpia e Big Brother këtë javë.’
Romeo më aktiv gjatë periudhe, duket sikur gjithë kamerat janë nga ai, si e shikon këtë?
‘Në fakt unë e prisja këtë gjë.

Për shkak të suksesit që Romeo ka nga jashtë, Romeo do të ishte pikë referimi nga banorët për të krijuar situata dhe nga ata që do të mundoheshin t´i ”bëjnë keq”!’
Me kë mund ta zëvëndësoj Romeo Lisin nëse largohet?
‘Unë mendoj që do të krijoj një lidhje më të fortë me Heidin por që Romeos do t´i mungojnë këshillat e Lisit.
Në fakt të gjithë shtëpisë do ti mungojë Lisi, se di se si do t´ia bëjnë ata në shtëpi pa të.
Për shembull, unë e njoh Roza Latin nga jashtë, është shumë pozitive, brenda shtëpisë është mbushur me energji negative.’
Veprimi i vllait të Meritonit, mendon që ishte mesazh për Ilnisën apo për shokët e Meritonit brenda shtëpisë?
‘Vllai i Meritonit ka marrëdhënie shumë të mira me Romeon jashtë, besoj që ka qenë një mesazh për Ilnisën!’

PER FOTO KLIKO KETU

Similar Posts