Vdes një shtetase e huaj gjatë skijimit në Brezovicë, policia jep detaje

author
0 minutes, 45 seconds Read

17:42 | 13 Shkurt 2024
Një incident tragjik ka ndodhur tek qendra e skijimit në Brezovicë.Polica ka bërë të ditur se një shtetase e huaj ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Viktima është femër, 54-vjecare, shtetase e huaj.Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë.”, tha Veseli./Arbresh.info

Similar Posts