Haradinaj nuk ngritet në këmb ta përshëndes Kurtin në tubimin e minatorëve (VIDEO)

author
1 minute, 18 seconds Read

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është ngritur në këmb ta përshëndes kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në ceremoninë e shënimit të 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve, mbajtur sot në Stantërg.

Haradinaj ia ka zgjatur dorën “ftohtë” Kurtit, duke mos u ngritur nga vendi, sikur shihet në pamje.

Pas këtij takimit Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti se po i mashtron minatorët.

“Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Ky ishte një hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë e nevojshme për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, për punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit dhe shtetit të Kosovës, si dhe për të mbështetur vetë minatorët, duke i bërë hisedarë me 20% të aksioneve”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij retorika e përdorur nga pushtetarët është mashtruese.

“Është turpëruese retorika mashtruese e pushtetarëve e cila nuk e mbulon mungesën e financave, situatën me borxhe e prodhim material. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale e pa sigurim shëndetësor. Trepça ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fortë i ekonomisë sonë”, ka përfunduar Haradinaj.

Similar Posts