Digjet një banesë në Skenderaj, policia arreston një person

author
0 minutes, 47 seconds Read

Një banesë është djegur mëngjesin e sotëm në Skenderaj, më konkretisht në orën 03:00.

Rasti është konfirmuar për Nacionalen nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person, derisa nuk ka të lënduar.

Rasti është iniciuar edhe po hetohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Rreth orës 03:00 është pranuar informatë për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën Fehmi e Xhevë Lladroci në Skenderaj. Zjarrfiksit të kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” – ka thënë ai.

Similar Posts