Personi qe sulmoi dy zyrtaret u arrestua.
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, dhe jo vetëm.Një rast i tillë ka ndodh edhe në pikën kufitare në Merdar.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari ka goditur policët në shenjë revolte gjatë procedurave të zhdoganimit të mallit.
Me ç’rast personi i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar nga Policia.
Me vendim të Prokurorit rasti është iniciuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./GazetaSinjali/