Bastiset një objekt afër stacionit të Policisë, Prokuroria jep detajet e fundit

author
0 minutes, 35 seconds Read

Bastiset një objekt afër stacionit të Policisë, Prokuroria del me komunikatë

Një objekt në qendër të Prishtinës është bastisur të mërkurën.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se dyshohet se në atë objekt ishin duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /Gazeta10/

Similar Posts