Xhelal Sfeçla ngrit ne pozitë atë qe dikur shefi i tij e quante Majmun

author
0 minutes, 50 seconds Read

Me date 06.02.2024 Xhelal Sfeçla ka ngrit ne pozitë Major Amir Gergurin, pozita e tij ka qen Shef i Njësisë Speciale Operative, ndërsa tani është emëruar ne pozitën e Drejtorit te Divizionit te Njësive Speciale, pozitë qe e ka ushtruar për me shumë se 10 vite Kolonel Neshat Flugaj, shkruan Periskopi.

Ky i fundit është transferuar ne pozitën e Drejtorit te Divizionit te Sigurimit te Objekteve. Major Amir Gerguri ne pozitë e re paguhet sa një Kolonel me koeficient 10.2 kjo pozitë ne bazë te strukturës se PK-së është e përcaktuar qe te udhëhiqet nga Koloneli . Njësit qe tani janë nen komandën e Major Amir Gergurit janë: NjSO, NjTME, K9 te gjithë pjesëtarit e këtyre njësive paguhen për rrezikshmëri 120€ ndërsa Major Amir Gerguri paguhet për rrezikshmëri 150 € ky udhëheq nga zyra, ndërsa ata dalin ne teren dhe paguhen për rrezikshmëri me pak se Drejtori i tyre.

Similar Posts