Vrasja në “Kobra City”: Specialja ngre aktakuzë ndaj Dibran Hoxhës dhe katër të tjerë

author
1 minute, 51 seconds Read

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, dhe katër të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi Visart Cengu.

“Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë (5) të pandehurve me inicialet D.H., R.S., A.V., B.M dhe J.B. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, bën me dije prokuroria.

Përveç kësaj, disa persona të tjerë të përfshirë në rast, akuzohen edhe për manipulim me prova.

ADVERTISING

“Të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së. Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Si kishte ndodhur rasti?

Ngjarja tragjike kishte ndodhur në mbrëmjen e 3 janarit. Gjithçka kishte nisur në lokalin e natës “Kobra City”, në pronësi të Dibran Hoxhajt. Tre kukasianë ishin pjesë e festës mbrëmë në këtë lokal. Por situata kishte eskaluar. Aty mbeti i vrarë një 31 vjeçari, Visart Cengu dhe një person tjetër i plagosur.

Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.

Sipas Prokurorisë, “Kobra” dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova“.

Ndërkaq Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Ndërsa, i dyshuari i shtatë Roland Susurit, dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”. /Insajderi.org/

Similar Posts