Tre persona në spital- Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në dalje të Gjakovës

author
0 minutes, 50 seconds Read

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur në dalje të Gjakovës ditën e mërkurë.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje në adresë të mediumit nga aksidenti.

Nga pamjet shihen se janë të përfshira dy vetura, ku janë përplasur rëndë.

Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj ka njoftuar Insajderin se tre persona janë lenduar si pasojë e përplasjes mes dy veturave.

“Në rrugën Gjakovë-Prizren tek vendi i quajtur “fshati Slloven” rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, deklaroi Elezaj për Insajderin.
KLIKO KETU PER VIDEO

Similar Posts