Të shtënë me armë zjarri në Prishtinë, 2 të plagosu, 3 të arrestuar

author
0 minutes, 53 seconds Read

Të shtënë me armë zjarri në Prishtinë, 2 të plagosu, 3 të arrestuar

Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ka pasur të shtëna më armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Si dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Ketë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Similar Posts