Policia bastis një objekt në Bërnjak

author
0 minutes, 32 seconds Read

Policia e Kosovës ka nisur sot një bastisje në fshatin Bërnjak të Zveçanit, ku po kontrollohet një objekt i fabrikës së vidave.Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Veri, Veton Elshani, i cili tha se prezent gjatë bastisjes është edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“E kemi kontrolluar këtë objekt disa herë, sot kemi shkuar përsëri, është prezent edhe ministri, Xhelal Sveçla, po shqyrtohet nëse ky objekt i takon AKP-së”, tha Elshani.

Ndryshe, njësitë policore janë vendosur para urës, pranë fabrikës, teksa bastisja po monitorohet me dronë.

Similar Posts