Paralajmërimi i ambasadorit gjerman për Asociacionin – Ja çfarë i kërkohet Qeverisë Kurti!

author
1 minute, 2 seconds Read

Asociacioni po mbetët ende një temë diskutimi në opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar. Serbia ka këtë kërkesë tash e disa vite, për të njëjtën që Kosova nuk po e pranon. Takimi i 14 shtatorit është rikthimi në tavolinën e bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit. E që një temë diskutimi padyshim që do të jetë Asociacioni. Mirëpo së fundmi vëmendjen e mori deklarata e fundit nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde ka thënë që qeveria e Kosovës është e vetmja që po hesht rreth punës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sa i përket Asociacionit, ai tha që vetëm Kosova po hesht rreth kësaj çështjeje ndonëse është akteri kryesor. “Fillimisht këtu duhet kujtuar që Kosova që në vitet 2013 dhe 2015 e ka marrë përsipër obligimin ligjor për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mbi këtë bazë ne dhe partnerët tanë po e kërkojmë themelimin e Asociacionit – edhe atë konform specifikimeve të Gjykatës Kushtetuese”.

A është kjo deklaratë paralajmërim që Asociacioni do të jetë kusht në takimin e 14 shtatorit? Kelmendi: Jo Asociacionit një nacional serb në Kosovë

Similar Posts