Nuk mjaftonte shiu tash edhe kjo gje jo e mire po ndodh ne disa lagje ne Prishtine

author
0 minutes, 51 seconds Read

rishtina që pas orës 18:00 është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, ku janë përmbytur rrugë e vetura, dhe tashmë disa lagje janë mbetur edhe pa rrymëNë disa foto të siguruara nga Reporteri.net shihet se rryma është ndërprerë në lagjen Ulpiana të kryeqytetit
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se pas reshjeve të shiut disa rajone ka pasur ndërprerje të rrymës, por se në disa vende ku është stabilizuar moti, disa dalje tashmë janë rikthyer në funksion.

KEDS-i thotë se reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditen e sotme kanë mobilizuar ekipet e kësaj kompanie, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.

“Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike, vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit”.

“Aktualisht, rajonet më të prekura janë Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj”.

Similar Posts