Nga Ferizaji shkojme ne Gjakove, gjendet i vdekur nje person

author
0 minutes, 28 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një person, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja, një burrë ka ndërruar jetë nën rrethana të dyshimta.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.

Similar Posts