Media serbe acarohet: E pabesueshme, flamuri Serbisë dhe Kosovës pranë njëri – tjetrit

author
0 minutes, 56 seconds Read

Karateistja e kombëtares së Kosovës, Alma Loki, është kampione e Ballkanit për seniore në kata.Kampionati u mbajt në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë.Alma është anëtare e KK Kastriotit të Ferizajt, me kryetar Halil Mahalla dhe kryetrajner Gani Mahalla.

Media serbe “Kurir” acarohet, duke shkruar me neveri me titull: “Një garë e pabesueshme në Podgoricë: Flamuri Serbisë dhe Kosovës pranë njëri – tjetrit”.

“Gjatë Kampionatit Ballkanik të karatesë është parë një skenë e pazakontë kur gjatë ndarjes së medaljeve, sportistët dhe flamujt e Serbisë dhe të Kosovës kanë qenë pranë njëri – tjetrit.

Alma Loki fitoi vendin e parë, ndërsa Neda Millosheviq në vendin e dytë.

Derisa ata morën medaljet e tyre, pas tyre u shfaqën flamujt e Serbisë dhe Kosovës, si dhe të Turqisë e Bosnje-Hercegovinës, për shkak të sportistëve që arritën medaljen e bronztë.

Pas ndarjes së medaljeve, karateistët kanë bërë një foto së bashku, e më pas Neda Millosheviq dhe Alma Loki kanë pozuar të përqafuara me njëra-tjetrën”, shkruan media serbe.

Similar Posts