Lidhjet e “heshtura” të opozitës – Profesori: Ky është politikani që po bashkëpunon kundër Kosovës!

author
3 minutes, 16 seconds Read

Lidhjet e “heshtura” të opozitës – Profesori: Ky është politikani që po bashkëpunon kundër Kosovës!Opozita në vazhdimësi është kritikuese ndaj Qeverisë Kurti, për një arsye apo tjetër.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shpërbërjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Por, aktualisht Kosova po përballet edhe me probleme në rrugën e saj të integrimit drejt BE-së, për të cilën gjë opozita po ia adreson fajin qeverisë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur opinonisti Eshref Ymeri.

Ai thotë që opozita është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Ramën dhe në gjurmë të siç i quan “krye-tradhtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa”.

Ndër të tjera opinonisti shtoi që opozita kanë orientim edhe të Enver Hoxhës.

“Opozita në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë, por të heshtur, me qeverinë e krye tradhtarit Rama, është në shërbim të Serbisë fashiste. Këto dy monstra të kombit shqiptar janë trashëgimtare tepër të zellshme të tradhtisë së krye agjentit të Beogradit Enver Hoxha. Opozita në Prishtinë ndjek me shumë zell gjurmët e krye tradhtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa etj. dhe të gjithë këta kanë si pikë orientimi tradhtinë e Enver Hoxhës, argatit të fëlliqur të Beogradit.

Duhet pranuar me bindjen më të plot se opozitarët-neokomunistë në Prishtinë dhe sidomos ata enveristët e regjur të Ferizajt, kanë si pikë orientimi pikërisht vijën e krye tradhtarit Enver Hoxha në raport me shovinizmin serbomadh. Me këtë rast, po ju përcjell disa fakte nga vija tradhtare e Enver Hoxhës jo vetëm kundër interesave të Dardanisë, por edhe kundër mbarë kombit shqiptar:

Kryekrimineli Enver Hoxha, që ende pa vënë këmbë në Tiranë, që nga Berati, në fund të tetorit të vitit 1944, dha urdhër që të pushkatoheshin pa gjyq 34 intelektualë dhe ushtarakë”, shpjegon ai.

Ymeri ndër të tjera tregon edhe disa citime të Hoxhës që mburrej me deklarata kundër shqiptarëve.

“Lidhur më këto krime makabre, ja si i mburrej Enver Hoxha që ato ditë së bashku me qeverinë, pritej të vinte në Tiranën e çliruar, emisarit serb Stojaniç:

“Po vriten në Tiranë me duzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë , të cilët, duke pasur besimin e plotë edhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është tërë tona, që i është dhënë punës organizative të partisë dhe ushtrisë. Shokët mendojnë vetëm të zhdukin, bile edhe një njeri që nuk është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit …”. (Bedri Alimehmeti, “Tirana e përgjakur”, (AQSH, Fondi 14, Dosja 2/a).

Enver Hoxha, në rolin e një krye tradhtari, menjëherë pas kthimit nga një vizitë në Bullgari, nga sheshi “Skënderbej”, i drejtohej popullit shqiptar me këto fjalë:

“Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito” (Gazeta “Bashkimi”, 20 dhjetor 1947”, foli ai.

Në fund, opinonisti thekson që vendimi i opozitës që të kalojnë përkohësisht në heshtje lidhjet me vendimin e asamblesë parlamentare pro anëtarësimit të Dardanisë në Këshillin e Evropës.

“Opozita ka kërkuar zgjedhje, por tani paska kaluar në heshtje. Unë mendoj se heshtja e saj lidhet me vendimin e asamblesë parlamentare pro anëtarësimit të Dardanisë në Këshillin e Evropës. Ky vendim mjaft i rëndësishëm i ka zhgënjyer keq opozitarët faqezinj në Prishtinë, për të cilët kryesore është vjedhja dhe korrupsioni i shfrenuar, varfërimi i popullit dhe jo rritja e autoritetit të Dardanisë në arenën ndërkombëtare”, përfundoi Ymeri për “Bota sot”.

Similar Posts