Kryetarit të Drenasit i hakohet Facebook-i: Përshëndetje, unë nuk jam Ramiz Lladrovci

author
0 minutes, 28 seconds Read

Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit iu është hakuar llogaria në rrjetin social Facebook.

Së paku kështu duket nga postimi i tij i fundit në Facebook.

Para pak minutave, në profilin e të parit të Drenasit, dikush ka shkruar në gjuhen angleze, ku thuhet se ai nuk është Ramiz Lladrovci, derisa shtoi se dëshiron t’ia kthej llogarinë atij.

“Përshëndetje, unë nuk jam Ramiz Lladrovci. A është dikush afër Ramiz Lladrovcit që mund të më kontaktojë që t’ia kthej llogarinë pronarit të saj.“, thuhet në postim.

Similar Posts