Intervistohen nga Policia Imami dhe axha i 18 vjeçarit nga Podujeva, shkak deklaratat për hakmarrje

author
1 minute, 18 seconds Read

Intervistohet nga Policia Imami dhe axha i 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, për shkak të deklaratave për hakmarrje.Këta janë duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurve.

”Jam intervistuar si dëshmitar. Kështu me ka ftuar policia me autorizim të Prokurorisë. Interesimi i tyre ka qenë se në takim me axhën të ndjerit a është përmendur hakmarrja. Unë ua kam sqaruar se në atë takim kemi folur vetëm për mirëbesim pasi që pjesa tjetër i takon Gjykatës dhe ne nuk kemi pasur as tendencë e as qëllim që të përzihemi në punët e drejtësisë. Unë në atë takim jam ftuar nga familja dhe këtë e kam treguar edhe në Polici”, ka thënë Bekim Jashari.

Ndryshe, para dy ditësh, me 27 janar , Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Të miturit A.A dhe E.K d

Similar Posts