Humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali, u përplas me një autobus

author
0 minutes, 33 seconds Read

Humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali, u përplas me një autobus

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.

22-vjeçari Neli Eriselto u përplas për vdekje mbrëmjen e të hënës teksa udhëtonte me një mjet tip “BMW”.

Mediat italiane shkruajnë se i riu ka devijuar makinën në korsinë e gabuar të rrugës dhe u përplas me një autobus, që po lëvizte në këtë aks.

22-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vend, ndërsa makina e tij u shkatërrua plotësisht.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Similar Posts