“Emaile sekrete”/ Nga Presidenca i reagojnë ashpër Fitim Çekut: Nëse nuk e heqë këtë artikull menjëherë..

author
1 minute, 58 seconds Read

“Emaile sekrete”/ Nga Presidenca i reagojnë ashpër Fitim Çekut: Nëse nuk e heqë këtë artikull menjëherë..

Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka reaguar pas publikimit të një lajmi që flet për “emailet sekrete mes ministres së Serbisë, kreut të BIA-s, Muhamet Mustafës, drejtor i Riinvestit dhe shefit të kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi”.

Muhamet Mustafa, në artikull cilësohet si njeriu i afërt i presidentes Vjosa Osmanit dhe Luan Dalipit.

Aty thuhet se, kreu i BIA-s sipas emaileve sekrete është marrë vesh me qeverinë e Kosovës përmes këtyre personave, që ta emërojnë kryeinspektorin e AKI-së Kujtim Shalën që më pas ata të kenë nën kontroll AKI-në që të mos përgjohen gjatë takimeve.

Kupina e ka quajtur si “fake neës”, këtë lajm duke thënë se këto janë shpifje që rrezikojnë sigurinë nacionale. Ai ka theksuar se ndaj publikuesit të këti lajmi të rremë do të ndiqen procedurat ligjore.

Postimi i plotë:

Një i ashtuquajtur artikull me përkufizimin ekskluzive, nën autorësinë e personit Fitim Çeku, sërish nëpërmjet fake neës ka tentuar të krijojë sensacion. I njëjti autor, siç bën në vazhdimësi, prodhon gënjeshtra edhe për Presidenten Osmani.

Gënjeshtra në këtë të ashtuquajtur artikull është e dukshme. Çdo referencë në këtë tekst, sikurse edhe në ato të mëparshme të autorit të njëjtë apo portalit që e ka përfaqësu, janë gënjeshtra dhe i shërbejnë atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës.

Ky person, në vazhdimësi ka prodhuar fake neës, edhe kur e ka udhëhequr portalin gazeëtaneëborn.info, siç dëshmohet edhe me ankesat e deponuara dhe vendimet e KMShK-së.

Këto pretendime janë shpifje, të cilat rrezikojnë sigurinë nacionale dhe për të cilat ndaj këtij personi do të ndiqen procedurat ligjore, nëse nuk e heqë këtë artikull menjëherë nga publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Pas publikimit të këtij lajmi edhe dy të apostrofuarit tjerë, shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi dhe Drejtori i “Riinvest” Muhamet Mustafa. Ata e kanë quajtur si “shpifje” këtë artikull ndërsa kanë paralajmëruar edhe procedura ligjore.

Similar Posts