“Dorzohet” Perparim Rama me kete qeshtje , ‘Eshte problem i te gjithe Kosoves’

author
0 minutes, 49 seconds Read

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka deklaruar se për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë e ka kërkuar ndihmën e Qeverisë, pasi sipas tij, ky problem nuk është vetëm i Prishtinës, por i gjithë Kosovës.Ai thotë se vetëm Prishtina është duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi.

“Problemi i qenve endacak është i gjithë Kosovës. Ne kemi kërku ndihmën e Qeverisë. Megjithatë, ne nuk po presim prej askujt, e kemi strehimoren që ka përfundu dhe kemi nda nga 50 euro për secilin person që adopton një qen. Po ashtu kemi kërkuar nga OJQ-të që të bëhen pjesë e ndryshimit, sepse kemi vendin e ndarë për strehimore. Kemi kërkuar të zbatohet Ligji, të ndahet buxhet sepse ka 0 buxhet. Pra nevojitet një bashkëpunim i nivelit qendror dhe komunave, vetëm Prishtina punon për këtë çështje”, ka thënë Rama në një intervistë në ATV.

Similar Posts