Detyruan vajzën të qajë në surprizën për të ëmën? REAGOJNË familjarët e Ilinisës pas akuzave!
February 7, 2024 admin Uncategorized 0
Që nga spektakli i djeshëm i Big Brother VIP, rrjeti po zien për një arsye: telefonata e Ilnisës me vajzën.
Në një moment gjatë telefonatës u duk se vajzës së saj i thanë diçka familjarët dhe sipas rrjetit, kjo e fundit po ndjenjte ‘presion’ prej dikujt që e detyronte të qante ‘sa për sy e faqe’.
Menjëherë pas kësaj familjarët e Ilnisës të cilët janë menaxhues të rrjeteve të saja sociale kanë reaguar duke thënë:
Është keqardhje që niveli i spekulimit dhe konspiracionit ndaj një loje, arrin në atë pikë sa vë në dyshim emocionin e një fëmije 10-vjeçar, lotët e saj, zërin që meket në një komunikim me mamanë e saj, që askush nuk është në gjendje të përfytyrojë sesa shumë i mungon.’