Vdekja e ish-komandantit të UÇK-së nga Maqedonia e Veriut, Izeir Samiut, i cili u gjet i vdekur të enjten pasdite në një motel në Ferizaj, po hetohet nga organet e rendit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, raporton Gazeta Sinjali.
Ky lajm i ka tronditur familjarët e tij që reaguan, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja e tij, për të cilën u raportua se ishte bashkë me të në momentin kritik.
Por siç mëson Sinjali ekskluzivisht, në dhomë me të ndjerin nuk ka qenë gruaja e tij, por një 57-vjeçare maqedonase (emër i njohur për redaksinë).
Në një postim në Facebook, gruaja e të ndjerit, ka shkruar se “ka luftuar me të gjitha forcat për t’ia shpëtuar jetën, por s’ia dola dot”.
“E tronditur! Me të gjitha forcat e mia luftova për të ta shpëtuar jetën, por s’ja dola dot, e humba betejën përballë teje!U nise drejtë rrugës së amshimit dhe më le të vuaj në mungesën tënde, fjalët më të shpeshta tuat ishin ishAllah vdes në Kosovë, ose në Shqipëri dhe kështu e caktoi i madhi Zot! Të qoftë i lehtë dheu i tokës Dardane aty ku derdhe gjakun pikërisht nga aty ia dorëzove dhe shpirtin Zotit“, ka shkruar ajo.
Nga Policia Rajonale në Ferizaj kanë bërë të ditur se rasti është cilësyar si ‘Hetim i vdekjes’.
“HETIM I VDEKJES – Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 15.02.2024-16:30. Është raportuar se viktimës mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, i është keqësuar gjendja shëndetësore ku edhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”
/GazetaSinjali/