Ekspozimi i armëve në rrjete sociale pa frikë nga Policia, qytetari nga rajoni i Pejës filmohet nga familjarët

author
1 minute, 4 seconds Read

Mbajtja e armëve pa leje si dukuri shqetësuese po rrezikon sigurinë publike. Raste të tilla zbulohen kryesisht gjatë kontrolleve që kryhen nga ana e Policisë, por edhe përmes rrjeteve sociale. Jo rrallëherë, kosovarët dalin të jenë merakli të armëve dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi, në rajonin e Pejës, ku një person ka ekspozuar armën në afërsi të vendbanimit të tij e madje para familjarëve.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar fotografitë e publikuara nga familjarët e të dyshuarit, ku në njërën foto i njëjti shihet duke e puthur armën, teksa në foton tjetër duke e drejtuar.

Ndryshe, mbi 230 mijë armë pa leje janë në duart e kosovarëve, vlerësim ky i nxjerrë nga MPB. Pra, çdo i shtati qytetar i Kosovës ka një armë pa leje.

Në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në 5 vjet.

/GazetaSinjali/

Similar Posts