Vuçiqi i jep ‘fjalën’ ministrit gjerman se “Serbia nuk do të befasojë askënd me lëvizje ushtarake”

author
0 minutes, 42 seconds Read

Vuçiqi i jep ‘fjalën’ ministrit gjerman se “Serbia nuk do të befasojë askënd me lëvizje ushtarake”

Në konferencën e përbashkët për shtyp mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ministrit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, Vuçiq u shpreh se “Serbia nuk do të befasojë askënd ushtarakisht ose me ndonjë lëvizje tjetër”.

Kjo në dritën e theksimit nga Pistorius rreth nevojës për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Për këtë, Vuçiq tha se “e kam dhënë fjalën”.

Duke folur rreth çështjes së dinarit e cila është ndaluar me të hyrë në fuqi Rregulorja e re e BQK-së, Vuçiq tha se kjo është “absolutisht e paligjshme” dhe se “kjo s’ka të bëjë me privizione kalimtare ose kohë shtesë”.

Similar Posts