Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë

author
0 minutes, 36 seconds Read

Dy të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë e kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër me të cilin ishin në qeli, shkruan Gazeta Sinjali.Të burgosurit që po vuanin dënimin në këtë burg i kanë shkaktuar lëndime serioze ‘shokut’ me të cilin ndanin qelinë.

Ky i fundit pas lëndimeve që ka marrë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

Sulmi i dy të burgosurve ndaj tjetrit ka ndodh të shtunën masdite, derisa në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndërhyrë edhe Policia.

Tutje me rastin është marrë Prokurori i Shtetit i cili e ka iniciuar atë si “sulm”.

Similar Posts