“Po bajati që ishe, bajat njeri” Berisha thotë se u ofendua nga një zyrtare e MPB-së

author
0 minutes, 51 seconds Read

Gazetari Rid Berisha ka thënë se sot është ofenduar nga një zyryare e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur përderisa ai po priste në radhë për ta marrë letërnjoftimin, ku zyrtarja i është drejtuar me fjalët “Po bajati qe ishe, bajat njeri”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ofendimi i saj erdhi pas nje pyetje te thjeshte qe e bera ne oren 8:00, pas me shume se nje ore pritjeje, a ka edhe te tjere punetore qe munden te na sherbejne me shpejte? Me nervoziem te pashpjegueshem logjik, zonja siç mund ta shihni ne foto, me nguti nxori nga goja fjalet pa krip, bajat e shume fjale te tjera qe nuk arrita t’i ndegjoje nga zallamahia aty”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Berisha tha se pret që punëtorja në fjalë të udhëzohet nga eprorët për sjelljen që duhet ta ketë me qytetarët.

Similar Posts