Kercenon babai i Marigona Osmanit do ta marr ligjin vete ne dore!

author
1 minute, 6 seconds Read

Kercenon babai i Marigona Osmani do ta marr ligjin vete ne dore!

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, për çka ishin shpallur fajtorë Dardan Krivaça, i dënuar me burg të përjetshëm dhe Arbër Sejdiu, i dënuar me 15 vjet heqje lirie.

Muhabi Osmani, babai i të ndjerës ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit është “vendimi më skandaloz” që ka ndodhur në Kosovë, duke e ditur se “vrasja e Marigonës ka qenë një ndër vrasjet më mizore mbas luftës në Kosovë”.

Ai tha se nuk e ka pritur se çështja e vrasjes së Marigonës do të kthehet në rigjykim, duke shtuar se kjo drejtësi për të është drejtësi “katastrofale dhe ky tmerr mund të ndodhë vetëm në Kosovë”.

“Janë duke na shtyrë në një situatë që na ta marrim vetë ligjin në dorë gjë që nuk e kemi preferuar. Me këtë vendim për rigjykim po na lindin dyshimet që avokatët e të akuzuarve janë sekserë të njohur”, theksoi Osmani për Rtk.

Në fund Osmani deklaroi se ka ende besim në drejtësi, por ritheksoi se me vendimin e fundit ai ka dyshime shumë të mëdha./Rtk

Similar Posts