‘ExCoins’ sërish cak i grabitësve, hajnat e armatosur vjedhin rreth 10 mijë euro në Prishtinë

author
0 minutes, 51 seconds Read

Cak i grabitjes ka qenë mbrëmë edhe pika e këmbimores së valutave ‘ExCoins’ në rrugën ‘Zija Shemsiu’, ku persona të armatosur dyshohet se kanë marrë një shumë të konsiderueshme të parave.Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për dy persona të dyshuar, të cilët të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur rreth 10 mijë euro para të gatshme dhe më pas janë arratisur.

Me të marrë informatën, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë dëshmitë e punëtorëve që ishin në vendngjarje në momentin kritik dhe po ashtu kanë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha masat për të identifikuar të dyshuarit dhe për të lokalizuar vendndodhjen e tyre.

Similar Posts