Hyrja e Endrik Bebës në “Big Brother Vip 3”, ka trazuar ujërat!
Pas Primes, Bardhi dhe Sara kanë diskutuar për banorin e ri, Endrikun, ku mesa duket nuk i ka pëlqyer dhe aq shumë.
Sara tregon se Endriku është “llafazan dhe duhet të kenë kujdes”.
Ndërsa Bardhi shprehet se edhe nëse provokohet, të mos përzihet dhe reagojë.
Sara: “Nuk është tek gjëja, para nëntë viteve. Është tek personi dhe tek lloji i personit që është. Është shumë llafazan ( e bën me shenjë, me dorë). Ti e di shumë mirë që edhe kur kam pasur të drejtë, e ke parë që nga mënyra se si e rrotullojnë situatën, e kam parë një herë atë derën atje.